Julian dhe Max kanë thuajse të njëjtën moshë, 4 dhe 5 vjeç. Vetëm se Julian është një djalë i vogël simpatik dhe Max një terranova gjigand me peshë 75 kilogram.

Ata janë miq të vjetër e nëna Stasha Becker ka vendosur të ndalë në kohë momentet më të bukura duke realizuar fotografi të përditshme që janë kthyer në një blog.

Fotografitë i dërgohen rregullisht babit, një zyrtar i Marinës, që është thuajse gjithmonë larg shtëpisë.

Është kjo rruga e veçantë, por mjaft e bukur e zgjedhur nga kjo familje qe jeton në Whidbey Island në shtetin e Washingtonit.

"Qëndrojnë bashkë gjithë ditën, që kur Julian lindi. Max është pabesueshmërisht mbrojtës i djalit tim e të dy bëjnë shëtitje të gjata. Julian i pëshpërit në vesh Max-it urdhrat që duhet të ndjekë"- rrëfen zonja Becker raportin e mrekullueshëm mes tyre.