Pjesa më e madhe e të sapomartuarve zgjedhin forma tradicionale për të shkuar nga kisha në festën e dasmës.

Por teksa disa mund të shkojnë me kalë, me makina të vjetra, një çift ka vendosur të përdorë metronë e Londrës si një shërbim të besueshëm.

Eliot Maunder, 28 vjeç dhe Emily Drabek 25, u martuan në zyrën e Marylebone në Londër, dhe më pas nëpërmjet metrosë shkuan në dasëm.

Transporti i Londrës vendosi një karrocë të personalizuar për çiftin e lumtur nga Devon, dhe për 32 miqtë e tyre.

Shefi i shërbimit Hauard Collins tha: Ne duam ti ndihmojmë të gjithë klientët tanë dhe jemi të kënaqur të çojmë çiftin e ri sa më shpejt në dasëm.

Koha mesatare e udhëtimit me metro është vetëm nëntë minuta, ndërsa me makinë, në orën e pikut shkon më shumë se një orë.