TIRANE, 11 prill 2013– Vetëvritet brenda ambjeteve të komisariatit një i shoqëruar nga policia.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 04:55 të mëngjesit të sotëm ku 57-vjeçari Ndue Kolthi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me rripin e pantallonave në ambjentet e komisariatit nr.3 në kryeqytet.
Ndue Kolthi, i cili punonte si polic privat ishte shoqëruar gjatë natës për në komisariat për shkaqe ende të paqarta.
Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë 57-vjeçarin t`i jepte fund jetës në ambjentet e komisariatit ndërkohë që policia dhe SHKB kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





