WASHINGTON, 12 prill 2013– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij do të përdorë diplomacinë për të ulur tensionet me Korenë e Veriut, por se gjithashtu "do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm" për të mbrojtur SHBA-në dhe aleatët e saj.

Obama i ka bërë këto komente pas bisedimeve për Korenë me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Ky i fundit i ka bërë thirrje Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera që kanë ndikim mbi Korenë e Veriut, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të reduktuar tensionet me Penianin.

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong Un, ka shqetësuar shumë vende të Azisë me kërcënimet se do të kryejë sulme bërthamore.