TURQI, 11 prill 2013– Një tjetër rast dhune të paprecedent seksuale është regjistruar në Turqi. Një vajze 13 vjeçare është përdhunuar në qytezën Golcuk nga 29 meshkuj, mes të cilëve një polic. Mediat turke bëjnë të ditur se të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe pritet të dalin para trupit gjykues.

Rasti pason atë të një vajze 12 vjeçare që iu nënshtrua një përdhunimi masiv nga 26 meshkuj. Rastet e dhunës seksuale kanë shënuar një rritje alarmante në vendin me shumicë muslimane. Sipas statistikave ato janë  rritur me 400% krahasuar me vitin 2002.

Por ajo që e bën edhe më tragjike situatën është se në rastin e përdhunimit të vajzës 12 vjeçare, të gjithë të ndaluarit u lanë të lirë. Vajza i shkroi një letër në atë kohë ministrit të drejtësisë duke e pyetur nëse dhe ai kishte vajzë dhe se çfarë do të bënte nëse vajzës së tij i ndodhte një gjë e tillë.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/