SHBA, 11 prill 2013 – Këngëtarja Bleona Qereti, ka punuar shumë kohët e fundit për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe tani është drejt kurorëzimit të ëndrrës së saj.
Ajo ka përfunduar punët rreth albumit, ndërsa tashmë ka hedhur në iTunes dy këngë të saj, duke përfshirë edhe singëllin e titulluar “Without you”.
Producenti i famshëm, Timbaland, me të cilin ajo ka realizuar tre këngë të albumit, ka promovuar punën e këngëtares shqiptare.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, ai ka ftuar fansat e tij që të shikojnë performancën e Bleonës në “X Factor Albania” duke postuar edhe videon e performancës së saj, transmeton Indeksonline.





