Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Xhani De Biazi ka bërë ngjitje rekord në renditjen e FIFA-s për muajin prill, duke u renditur për herë të parë në vendin e 48 me 596 pikë.
Dy fitoret e fundit, ajo me Norvegjinë në Oslo dhe miqësorja me Lituaninë në Tiranë i kanë dhënë mundëinë kuqezinjve të ngjisin 16 shkallë në renditje.
Përfaqësuesja jonë mban vendin e dytë në eleminatoret e botërorit Brazil 2014 dhe gjendet 2 pikë larg Zvicrës kryesuese.
Ndërkohë vendi i parë në renditjen e fifas vazhdon të mbahet nga kombëtarja spanjolle, e cila ka 110 pikë më shumë se kombëtarja gjermane e cila mban vendin e dytë.
Supriza e renditjes së prillit është Kroacia e cila është ngjitur në vendin e 4, ndërsa Anglia dhe Italia kanë zbritur nga 3 shkallë duke u renditur respektivisht në vendin e 7 dhe të 8.





