DURRES, 11 prill 2013– Mbrëmjen e ditës së djeshme në ora 21.30, policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Ylli Diva, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal datë 08.10.2011 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera e kryer në bashkëpunim“.
Për veprat penale të mësipërme ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 10.10.2011.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.





