TIRANE, 11 prill 2013– Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, paralajmëron se do të kërkojë sqarim për vendimin që Komisoni i Ligjeve mori ditën e djeshme për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho.
Gjatë një prononcimi për mediat ambasadori thekson se duhet shpjeguar baza ligjore me mbi të cilën PD ka ndërmarrë këtë veprim teksa ka kërkuar që institucionet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus. Wollfarth apelon që KQZ të shihet nga palët si një organ apolitik.
Komisioni i Ligjeve miratoi dje lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, (LSI), si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba.
Kërkesa u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Ndërsa, për maxhorancën largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës sjell nevojën e balancimit të komisioneve zgjedhore. Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj kësaj situate, duke deklaruar se aleanca PS-LSI kishte qëllim përmbysjen e ekuilibrave në KQZ.
Ndërkohë LSI iu drejtua me një letër trojkes se ambasadoreve te akredituar ne Tirane, ku e vuri ne dijeni per vendimin, duke shprehur shqetesimin se PD po politizon KQZ.





