Edhe pse fotografimi i votës nuk lejohet dhe dënohet me ligj një tjetër rast është regjistruar sot në vendin tonë. Kjo ka ndodhur në qendrën e votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, në Vlorë.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas regjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, gjithësesi votuesi ka arritur të largohet nga qendra e votimit.
Në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.





