TIRANE, 10 prill 2013 – Një tentativë grabitjeje ka ndodhur orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe per pasoje një kambist ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re. Burime të policisë së kryeqytetit bëjnë të ditur se shtetasi Ylli Omeri, është sulmuar nga dy persona ende të pa identifikuar, të cilët kishin si qëllim grabitjen e shumës së parave që kishte me vete.
Gjatë tentativës së grabitjes, Omeri është goditur me dy herë me tytën e pistoletës e për pasojë ka pësuar fraktura në fytyrë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e tentativës së grabitjes.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





