ELBASAN, 10 prill 2013 – Një i ri u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga gjyshja e tij në një fshat të Elbasanit.
Policia e këtij rrethi bëri të ditur se 18-vjeçari u gjet i vetëvarur në litar në një pemë fare pak metra pranë banësës së tij në fshatin Gjinar të Elbasanit.
18 vjeçari Xhevahir Ahmati ishte nxënës në gjimnazin e kësaj zone dhe kohët e fundit kishte shfaqur shenja të një depresioni të thellë. Dyshohet se Ahmati ishte vetëvarur në kohën që familjarët e tij nuk ishin rreth e rrotull banesës së tyre.
Ndërkaq po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar 18-vjeçarin drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.





