TIRANE, 10 prill 2013 – Menjëherë pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës, kryeministri Berisha ka liruar nga detyra të gjithë zëvendësministrat e kësaj force politike. Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Ja emrat e zv/ministrave që janë liruar nga detyra:

Edmond Hoxha, lë detyrën si zëvendësministër i Integrimit
Klajda Gjosha, lë detyrën si zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Selim Belortaja, lirohet nga detyra si zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Ylli Manjani, lirohet nga detyra si zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
Sokol Dervishi, lë detyrën si zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Nora Malaj, lë detyrën si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
Tokli Thomaj, lë detyrën si zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/