NJU JORK, 10 prill 2013 – 6 vjeçari amerikan që u godit një ditë më parë nga një plumb i shkrepur nga arma që mbante në dorë një 4 vjeçar ka vdekur sot në një spital të Nju Xhersit.
Ngjarja aksidentale ndodhi kur dy fëmijët e vegjël po luanin njëri me tjetrin. 4 vjeçari gjeti pistoletën e babait të tij dhe për lojë shkrepi këmbëzën.
Plumbi i qëlluar nga pistoleta kalibër 22 e kapi të miturin në kokë. Pas një agonie disa orëshe në spital ai ndërroi jetë.
Ngjarja është ende nën hetim, pasi nuk përjashtohet mundësia që 6 vjeçari të jetë goditur nga plumbi, pasi pistoleta ka rënë në tokë.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





