TIRANE, 10 prill 2013 – Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond prej 3.5 milion lekë të reja për kurimin e liderit të grupit “Djemtë e detit”, kënngëtarin e njohur Gentian Demaliaj.
Në vendimin e qeverisë thuhet se “Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z.Gentian Demaliaj”.
Me këtë vendim, qeveria Berisha angazhohet të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të kurimit të këngëtarit kryesor të grupit rrok, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare këto 20 vitet e fundit.
Sipas vendimit, pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





