Më në fund një lajm i mirë për të gjithë ata që prisnin pranverën. Pas një marsi që do të mbahet mend si më i lagështi i 20 viteve të fundit, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i ngrohtë, gati gati veror. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 25 gradë celcius.
Ngritja e temperaturave do të shkaktohet nga një anticiklon që po vjen nga Afrika.
Ndërsa përsa i përket mbërritjes së stinës së verë është ende herët. Duhet pritur muaji maj sipas metereologëve për të përcaktuar se kur do të mund t’i gëzohemi të nxehtit.





