Ai është tani 40 vjeç dhe 20 prej viteve të tij, i ka “shpenzuar” në karrierën e tij muzikore.

Capital FM, ka “përllogaritur” 17 kuriozitete për legjendën e repit, Eminem.

1. Eminem është shoqëruar një herë në shkollë nga Elton John.
2. Në moshë shumë të re mori pjesë në “The Apprentice”
3. Njëherë ka kaluar tre orë duke “shkundur” duart me Jay-Z
4. Sipas Eminem, kur ai është i uritur, stomaku i tij merr ngjyrën e arit.
5. Ai dikur udhëhoqi një “ushtri” për t’u siguruar se karriket në “Rock and Sting” nuk ishin të zëna.
6. Ai ndaloi së performuari përgjatë disa koncerteve të tij, duke thirrur edhe fansat e tij të provonin gjëra të ndryshme që ai vet i bënte në skenë.
7. Kur ai thoshte: “Të gjithë do të vishemi kështu…”, rrallë kush nuk e dëgjonte.
8. Ai një herë bëri një garë me Dr. Dre se kush harronte më shumë, Dre doli humbës në këtë betejë.
9. Ai asnjëherë nuk blen deodorant të markave të bardha.
10. Ai gjithmonë e ndihmon 50 Centin në detyrat e tij.
11. Ai asnjëherë nuk ka fjetur për Krishtlindje, pa u lutur që Babagjyshi t’i sjellë një biçikletë të re.
12. Ai një herë “frikësoi” Lindsay Lohan me një kukull dore
13. Ai pëlqen ti “kryqëzojë” duart e tij.
14. Ditën është yll repi…natën e lufton krimin.
15. Ai mund të ishte bërë hidraulik, sepse shpesh herë i ndihmonte fqinjët për problemet me rrjedha të ujit
16. Ai do të mund të ishte një yll në Olimpiadë, një yll gjimnastike, nëse do ta dëshironte vërtetë këtë.
17. Ai mori pjesë në konkursin më të kotë në botë së bashku me Lady Gagan.