TIRANË, 10 prill 2013 – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me kërkesën e dy partive të djathta PD dhe PR për rikonfigurimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në një mesazh, të publikuar në rrjetin social “Twitter”, Rama thekson se, prekja e KQZ me dhunë rrënon institucionin e administrimit të zgjedhjeve dhe imazhin e vendit.
“Prekja e KQZ-së me dhunë është antikushtetuese dhe tregon se ç’regjim do të shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe! Asgjë s’e shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut. Prekja e KQZ-së rrënon ende me shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!” shkruan Rama.





