SHIJAK, 10 prill 2013– Shërbimet e policisë gjatë një ndërhyrje të kryer në një banesë në Shijak, gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë.
Menjëherë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ervin Baçi, 22 vjeç banues në lagjen Erzen Shijak, për mbajtjen pa leje të armëve.
22 vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penale në drejtim të kundërshtimit të punonjësve të Policisë.
Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e këtij shtetasi tip Benz me targa AA946 BZ të parkuar në oborrin para banesës, shërbimet e Policisë gjetën përkatësisht:
-1 pistoletë me mbishkrimin Mod 85 Auto Italy
-1 pistoletë model 54 së bashku me një krëhër me 5 copë fishekë
Armët e zjarrit u sekuestruan për llogari të hetimit në cilësinë e provës dhe materialet për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.





