DURRES, 10 prill 2013 – Kapet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rashbull Durrës për motive pronësie, shtetasi Luan Nikoca, 31 vjeç, banues në Rrashbull.
Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme mësohet se ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti mes kushërinjve Kujtim dhe Luan Nikoçi, mbi pronësinë e një sipërfaqe toke.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë 38 vjeçari Kujtim Nikoçi, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Policia bën të ditur se konflikti ka ndodhur në lokalin në pronësi të njërit prej kushërinjve.
Pikërisht grindja për motive pronësie duket se ka shkaktuar plagosjen e 37 vjeçarit.
Mbi Luan Nikocën, 31 vjeç, rëndon akuza për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





