DEVOLL, 10 prill 2013– Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi nuk ka mundur të shlyejë një kredi të marr kohë më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ponçarë të Devollit ku S. H, 65 vjeç është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një plevicë pranë shtëpisë.
Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mësohet se ai vuante nga depresioni.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.





