ELBASAN, 10 prill 2013– Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28-vjeçar për posedim heroine.

Sipas komunikatës së policisë së Elbasanit, Daniel Prisecaru banues në lagjen "Çlirim" të qytetit i janë gjetur dhjetë doza lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. 

Arrestimi i tij u bë pasi, forcat e policisë u informuan se ky shtetas posedonte lëndë narkotike.

Blutë gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 (dhjetë) doza lëndë narkotike e llojit heroinë.