DURRES, 10 prill 2013– Me një pistoletë lodër ka kërcënuar 69 vjeçaren me qëllim vjedhjen e banesës.
Mesditën e djeshme rreth orës 13.30 shtetasi Besmir Vlashi, 22 vjec, banues në Durrës, ka shkuar i maskuar në banesën e shtetases E.R., 69 vjeçe, në lagjen Nr. 4 Durrës, në kohën kur ajo ndodhej e vetme në banesë dhe nën kërcënimin e një pistolete plastike (lodër) ka tentuar t’i vjedhë me dhunë para.
Pasi ka hasur në kundërshtimin dhe rezistencën fizike të së dëmtuarës me të cilën është konfrontuar fizikisht, autori është larguar nga banesa pa mundur të marrë sende apo lekë.
Pas njoftimit në kohë të bërë nga 69 vjeçarja në Polici, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen e 22 vjeçarit, Besmir Vlashi, pak orë më vonë.
Në cilësine e provës materiale shtetasit në fjalë iu sekuestrua arma lodër.





