Historitë e dhimbshme të grave dhe fëmijëve të tyre që janë mbyllur pas hekurave, pas të ashtuquajturave "krime morali" u bënë publike vetëm pasi kamerat u lejuan të hynin në burgje.

Një grua ndodhet në burgun Badam Bagh prej 3 muajsh, pasi qëlloi burrin që sapo e kishte përdhunuar.

Një tjetër është dënuar me 8 muaj sepse tentoi të divorcohej nga bashkëshorti.

Ajo lindi në burg dhe fëmija i saj vuan dënimin bashkë me të.

Histori të tilla, janë të shumta në burgjet afgane.