TIRANE, 10 prill 2013 – Këngëtarja e njohur shqiptare Elda Shabani që njihet edhe si Madonna shqiptare, u aludua se kishte humbur jetën në Zvicër, kurse pjesëtarë të familjes në Shqipëri iu drejtuan njërit prej televizioneve pas raportimit duke thënë se nuk është e vërtetë.

Elda Shabani prej rreth dhjetë vitesh në Zvicër së bashku me dy fëmijët e saj.

Raportimi që më pas u vërtetua që nuk është i vërtetë, erdhi nga të gjitha mediat shqiptare, pasi kishte një mungesë kontakti për një kohë të gjatë duke i shkaktuar shqetësim.

Familja u mjaftua duke thënë se kishte arritur të lidhej me telefon me njeriun e saj gjatë të mërkurës dhe se mungesa e kontaktit të deritanishëm kishte ardhur si pasojë e pamundësisë fizike të saj. 

 

Mbetet ende e paqartë se si u raportua nga Zvicra vdekja e rreme e këngëtares.