TURQI, 9 prill 2013– Heroina e serialit “1001 net”, Berguzar Korel, ka zbuluar gjëra interesante nga jeta e saj e rinisë, duke thënë se kur ka qenë në moshën e adoleshencës ka vuajtur për shkak të epiteteve nënçmuese që i kanë vënë shoqëria.
“Tani po e shfrytëzoj në maksimum popullaritetin tim, pasi në rini kam pasur edhe shumë probleme me peshën e madhe. Asnjëherë nuk kam ditur të shijoj dhe nuk e kam ditur si është fama. Në shkollë të mesme kam qenë në peshë shumë më të madhe nga sot, madje miqtë e mi në formë ofendimi më quanin deve, dhe unë kam vuajtur shumë nga këto komplekse”, ka zbuluar më tej aktorja e njohur e serialit “1001 net”, Berguzar Korel.





