CHAMPIONS LEAGUE, 9 prill 2013 – Ka ndodhur ajo që pak vetë e kishin menduar, por në fund sërish kanë fituar ata që parashikoheshin. Të ndodhur fillimisht në disavantazh, gjermanët e Borusia Dortmundit kanë arritur të barazojnë që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u duhej patjetër edhe një gol gjermanëve, pasi kujtojmë që Malaga kishte barazuar 0-0 në Spanjë. Por shënojnë pikërisht miqtë, të cilët mbrohen mirë deri në minutën e 91-të. Minuta fatale për spanjollët, sepse Dortmund shënon dy herë rresht dhe kualifikohet për në gjysmëfinale.
Një ndeshje spektakolare edhe në Stamboll mes Gallatasarajit dhe Realit të Madridit. Pas 3-0 në Madrid dhe pas golit të parë në Stamboll të Ronaldos, u mendua se çdo gjë u mbyll. Por në pjesën e dytë hapet gjithçka, pasi turqit shënojnë tri herë dhe ëndrra vijon. Por në fundin e ndeshjes Ronaldo shënon golin e dytë dhe shuan çdo iluzion të Gallatasarajit, që të paktën fitoi ndeshjen e kthimit. Bollëk golash në dy ndeshjet, teksa Reali shënoi 5 dhe Gallatasaj 3. Djemtë e Murinjos presin shortin e gjysmëfinales.





