NJU JORK, 9 prill 2013 – Të paktën 14 persona janë plagosur sot në një universitet në Teksas. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Një person, që u ndalua më pas nga policia, shkoi nga njëra godinë në tjetrën duke goditur me mjete prerëse, thikë apo biçak, studentët.
Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në kolegjin Lone Star, që ndodhet rreth 40 km në veri të Hjustonit.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





