IRAN, 9 prill 2013 – Në Iran 3 qytete janë shkatërruar pothuajse krejtësisht nga tërmeti, njoftoi Agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Dhjetëra persona humbën jetën, ndërsa mbi 700 u lënduan.
Vatrat e tërmeteve me magnitudë 6.3 dhe 5.4 ballë gjendeshin në një thellësi prej 10 km. Tërmeti i parë ra 90 km në juglindje të qytetit të Bushehr, i dyti 8 km më tej. Ata u pasuan nga lëkundjet e treta nëntokësore me magnitudë prej 4.7 ballë.
Më shumë se të tjerët u prek qyteti i Kakisë. U shkatërruan gjithashtu qytetet e Khormoj dhe Kangan. Në këto qytete jetojnë më shumë se 60.000 njerëz.
Centrali bërthamor "Busher", i cili ndodhet në afërsi të epiqendrës së lëkundjeve nëntokësore, fatmirësisht nuk u dëmtua.





