ITALI, 9 prill 2013 – Tre ditë më parë kishin hyrë dhe kishin grabitur në një vilë në Nocera Umbra në Itali një grua të moshuar 84 vjeçare, duke e lidhur me ngjitës natriban në një karrige.

Protagonistë të kësaj ngjarje janë identifikuar pesë të rinj shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia e Toscana të akuzuar për grabitje në kushte të rënduara dhe rrëmbim personi.Bashkim Kulla, Saimir Kulla, Met Taga si dhe dy të rinj të tjerë shqiptarë akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë zonë.

Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme eurosh si dhe argjendari të ndryshme të cilët dyshohet se janë fryt i vjedhjeve.

Në gjurmët e shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ra një agjent i policisë së Pieve, i cili i kishte pikasur duke u larguar nga një vilë me shpejtësi në bordin e një makine.

Dy nga keqbërësit u bllokuan menjëherë, ndërsa tre të tjerë që ndodheshin në Itali me leje turizmi u ndaluan nga policia në Fucecchio të Firenze, ku qëndronin në një bujtinë