LONDER, 9 prill 2013 – Policia britanike ka nisur planifikimin e operacioni multi-milionësh të sigurisë për funeralin e Baroneshës Margaret Thatcher, i cili do të mbahet të mërkurën e ardhshme. Autoritetet i tremben protestave anti-Thatcher.

Policia do të vendosë një kordon të gjatë sigurie nga Westministër deri në Katedralen e Shën Palit për të parandaluar çdo lloj problemi që mund të lindë nga personat që këto dy ditë kanë festuar për vdekjen e zonjës së hekurt.

Funerali ceremonial, me nderime ushtarake, do të mbahet të mërkurën më 17 prill dhe pritet që në të të marrin pjesë edhe Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.