DURRES, 6 prill 2013 – Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Kullë të bashkisë Manzë. 

Djali ka masakruar për vdekje nënën e tij me mjete të forta. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se viktima është Merjeme Pasha rreth 70 vjeçe, ndërsa autori është i biri i saj 51 vjeçari Lefter Pasha, i cili është arrestuar menjëherë nga policia. 

Sipas banorëve të zonës e moshuara jetonte e vetme dhe vizitohej hehë pas here nga djali i saj Lefter, i cili është i ve.

Paraditen e sotme 51 vjecari ka shuar në shtëpinë e nënës së tij dhe i ka kërkuar paratë që e moshuara kishte mbledhur nga pensioni dhe dërgesat e fëmijëve të tjerë që ndodhen në emigracion.

Duket se e moshuara nuk ka dashur t’ia japë paratë djalit të saj, gjë që ka nxitur reagimin e dhunshëm të këtij të fundit.

Sipas fqinjëve të të moshuarës një debat me tone të larta është dëgjuar pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Mosdhënia e parave ka acaruar 51 vjeçarin që nuk ka nguruar të godasë më mjete të forta nënën e tij. 

Mësohet  se policia po merr në pyetje dëshmitarë e famijarë për të zbardhur rrethanat.

(VIJON)

/e.a. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/