ELBASAN, 8 prill 2013- Në fillimin e javës nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Elbasanit, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.B., 16 vjeç banues në lagjen “Vullnetari” të këtij qyteti. 

Arrestimi i tij u krye pasi, ky shtetas ka hyrë në ambientet e shkollës private “Nikolla Koperniku” Elbasan, ku ka vjedhur një çantë dore, në pronësi të shtetases T.Radoniqi, mësuese e kësaj shkolle. 

Brenda kësaj çante ndodhej një portofol me 320 Euro e 2.500 lek, të cilat u sekuestuan në cilësinë e provës materiale .