ATHINË, 8 prill 2013- Shkatërrohet një grup shqiptaro-grek që trafikonte droge, sekuestrohen 500 kg marijuanë. 

Autoritetet kufitare bënë me dije se falë operacionit të nisur që më datë 4 prill 2013, kanë rënë në pranga 2 shtetas grekë dhe 1 shqiptar. 

Policia bën me dije se droga ishte e fshehur në dy furgona në zonën e Aspropirgos. Nisin hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikut të drogës.