SHBA, 8 prill 2013 – Një vajzë amerikane, Lindsay Blankmeyer, kërkoi 150 mijë dollarë dëmshpërblim nga shoqja e saj e dhomës, e cila e kishte bezdisur me jetën e saj seksuale tepër aktive.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Stonehill College, një kolegj privat katolik, i cili ndodhet në Easton, Massachusetts.
Mes fakteve “inkriminuese” për të cilat vajza argumenton shpërblimin përfshihen edhe rasti kur shoqja e dhomës, kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin në dhomën ku Lindsay flinte gjumë, ose të paktën ata besonin se flinte gjumë.
Në disa raste të tjera shoqja e dhomës së Blankmeyer zhvillonte video-chat të nxehta pavarësisht se kjo e fundit ishte në dhomë.
Sipas avokatëve të vajzës këto veprime e kishin çuar në depresion deri në braktisjen e kolegjit.





