TIRANË, 8 prill 2013 – Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Skënderbeu, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e 11 personave të cilët mbanin me vehte sende të ndaluara në tribunat e stadiumit, ku është evidentuar se gjatë pjesës së parë të ndeshjes janë hedhur lëndë piroteknike, fishekzjarre e tymuese, të cilat kanë krijuar probleme për rendin publik në stadium.
Janë konstatuar veprime e xheste antisportive, janë bllokuar sende e mjete të kundërligjshme, për pasojë janë shoqëruar edhe personat përgjegjes në Komisariatin e Policisë, të cilët përbënin rrezik edhe për konfrontimin mes dy tifozërive..
Shtetasve të shoqëruar u janë sekuestruar:
Një dorezë metalike, një thikë, 29-fishekzjarre të bashkuara në kallëpe treshe dhe gjashtëshe gati për t’u hedhur në fushë, janë bllokuar 2 tymuese-lotuese etj, të cilat janë të ndaluara dhe mund të sjellin pasoja për jetën e njerëzve dhe rendin ne stadium.
Ndaj shtetasit A. D, vjeç 19, banues në Tiranë, ka filluar procedimi penal pasi i është gjetur me vehte dhe sekuestruar një thikë dhe një dorezë metalike.
Lidhur me pretendimin e goditjes së një gazetari nga drejtues të policisë, bëjmë me dije, se shoqërimi i tij është bërë pasi nuk pranonte të identifikohej. Ndaj tij nuk është ushtruar dhunë dhe se pas identifikimit – i cili ka zgjatur 8 minuta, ai është lënë menjëherë i lirë.
Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor për sigurimin e rendit, parandalimin e ngjarjeve në ambjentet sportive, si dhe rivendosjen e rendit kur ai ëenohet.
Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë sportdashësve, për të respektuar me fanatizëm dispozitat ligjore të vendosura për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive.





