Mbetet vërtetë keq një barist turk, i cili është bërë "viktimë" e një shakaje të disa klientëve të lokalit të tij.

Teksa është duke mbajtur tre filxhanë që i kishte përgatitur në banak, cigarja që po pinte qetësisht, shpërthen papritmas.

E kështu është vërtetuar ajo thënia se duhani të bën vërtet keq.