GREQI, 8 prill 2013– Një ngjarje e rëndë ku protagonistë janë 2 shqiptarë ka ndodhur sot në Greqi.

Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me shufër hekuri nga një bashkëkombas i tij pas një grindje me këtë të fundit.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Darek, në zonën Vrontio të shtetit Helen ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një borxh.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo i autorit të krimit, ndërkohë që policia greke po vijon kërkimet për kapjen e autorit të krimit.