LONDER, 8 prill 2013– Një femër nga Anglia ka rrëfyer se si çdo natë tradhëton të fejuarin e saj me fqinjin që jeton përballë tyre.

Historia kishte filluar kur ajo kishte lejuar fqinjin të punonte në kompjuterin e tyre, pasi laptopi i tij ishte prishur.

“Unë lejova fqinjin që të përdorte kompjuterin kur i fejuari im ishte në punë dhe më pas bëmë seks. Isha e frikësuar pasi po futesha në telashe”, ka thënë ajo, duke mos bërë të ditur emrin e saj për tabloidin The Sun.

“Unë jam 31 vjeçe, kurse i fejuari 32. Ai është shofer ambulance. Kam një lidhje të mirë me të dhe e dua shumë, por kur ai punon gjatë natës dhe gjatë ditëve të wikendit unë ndihem shumë e vetmuar”, ka thënë ajo.

Para disa muajve ishte vetëm në shtëpi dhe po shikonte TV kur fqinji përballë tyre trokiti në derë për t`i lejuar të përdorte kompjuterin.

“Ai tha se nuk shkonte në rregull diçka me laptopin e tij dhe më pyeti nëse ai mund të përdorte kompjuterin pasi kishte një punë shumë të rëndësishme”, tregonte ajo.

‘E lejova atë dhe i ofrova një kafe dhe punoi në kompjuter për më shumë se një orë.  Rreth orës 10, ai përfundoi punën, më falënderoi dhe me puthi në faqe. Pastaj u ul pranë me meje dhe filluam të putheshim. U ndjeva aq mirë sa nuk mund t`i thosha që të ndalej”, vazhdonte të tregonte natën që kishte kaluar.

“Ne u eksituam shumë dhe shkuam në dhomën e fjetjes ku bëmë seks. Ndjehesha shumë fajtore por nuk mund ta mohoj se e doja çdo minutë të atyre çasteve”.

“Kjo u kthye në seancë të rregullt kur i fejuari im punonte gjatë mbrëmjeve. Seksi ishte shumë i mirë, ndoshta pasi e dinim se nuk kishim asgjë më shumë përveç seksit.

Fqinji këtë e sheh vetëm si argëtim ashtu si edhe unë por unë e dua të fejuarin tim dhe nuk dua që të më shohë duke e tradhtuar. E di se do të përfundojë me lot por si mund ta ndal këtë gjë?