KILI, 8 prill 2013– Ekspertët mjeko-ligjorë në Kili zhvarrosen eshtrat e poetit, Pablo Neruda, i cili vdiq në vitin 1973.

Autoritetet kilene duan të vendosin nëse ai vdiq nga kanceri ose u helmua me urdhër të sundimtarit ushtarak, Augusto Pinochet.

Pablo Neruda, një fitues i Çmimit Nobel, ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe një mbështetës i patundur i presidentit kilen Salvador Allende.

Ai vdiq në moshën 69-vjeçare, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të Gjeneralit Pinochet kundër zotit Allende. Familja e poetit pohon se ai vdiq nga kanceri i avancuar në prostatë.

Në vitin 2011, Kili ka filluar hetimin e pohimeve nga shoferi i tij dhe ish-asistenti personal, Manuel Araya, se zoti Neruda ishte helmuar.

Poeti është varrosur pranë gruas së tij, Matile Urritia, në kopshtin e shtëpisë së tyre në bregdetin e Paqësorit në Isla Negra, disa 120 km (75 milje) në perëndim të kryeqytetit, Santiago.

Një nip i zotit Neruda, Rodolfo Reyes, tha se familja ka kërkuar të dijë të vërtetën, pavarësisht nga fakti nëse ai vdiq nga shkaqe natyrore apo u vra.

Zoti Neruda, i mirënjohur për poemat e tij të dashurisë, ishte një mik i ngushtë i presidentit Salvador Allende.

Pasi Zoti Allende u përmbys në grushtin e shtetit më 11 shtator 1973, poeti duhet të shkonte në Meksikë, ku ai pritej të bashkohej me opozitën në sundimin ushtarak të Augusto Pinochet-it.

Historiani Marin Fernando është një prej atyre që mendon se planet e zotit Neruda për të shkuar jashtë vendit dhe vdekja e tij e papritur, ishin të lidhura.

Më shumë se 3.000 njerëz u zhdukën dhe u vranë nën 17 vitet e sundimit ushtarak të Gjeneralit Pinochet, (1973-1990).