TIRANE, 8 prill 2013– Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur një kabinë elektrike në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Pashkashesh në Bërxull ku 52-vjeçari Kadri Hasa është gjetur i vdekur në kabinë ndërkohë që dyshohet se vdekja e tij është aksidentale.
Dyshohet se 52-vjeçari ka gjetur vdekjen për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.





