ELBASAN, 8 prill 2013– Partia Republikane ka prezantuar kandidatin për deputet në Elbasan, Luan Duzha.  Në fjalën e tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu duke e konsideuar 23 Qershorin, si dita e të ardhmes evropiane të shqiptarëve,  theksoi se një e djathtë e cila bashkohet dhe bën bashkëudhëtarë qytetarët në idetë e saj evropiane, një e djathtë e cila mbron familjen, të përndjekurit politikë, rininë, çështjen kombëtare, nuk ka se si të jetë ndryshve, përveç se e djathta evropiane, për të cilën shqiptarët do të votojnë.

“Elbasani ka 15 mijë vota, që janë dhënë nga partitë aleate për maxhorancën,  dhe nga këto 3500 vota janë të Partisë Republikane, në Fier janë 17 mijë vota, në Tiranë janë 22 mijë vota, në Shkodër, janë 13 mijë vota, në Vlorë janë 11 mijë vota, në Durrës janë 14 mijë vota, pra tregon që në të gjitha qarqet dhe të gjitha këto parti dhe të gjithë këta votues e individë që kanë konkuruar kanë pasur një vlerë të shtuar për këtë koalicion. Pra duhet të jetë një refelektimi i thellë, jo vetëm aritmetik, jo vetëm elektoral, por  në radhë të parë njerëzor, për të përcaktuar njerëzit më të mirë,  për të konkuruar, për të bashkëpunuar si e djathtë, jo në interesa të ngushta, por në interes të shoqërisë së Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë” tha Mediu.

Gjithashtu Mediu theksoi se bashkëpunimi duhet të bazohet në njerëzit më të mirë, konkurrues, si dhe analizën e zgjedhjeve të 2009 për të siguruar një bashkëpunim politik dhe elektoral të plotë prandaj duhet t’i referohemi situatës në të gjitha qarqet.