DURRES, 8 prill 2013 – Arrestohet një 33 vjeçar nga Durrësi për shpërndarje narkotikësh.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se rreth orës 00.10 të mëngjesit të sotëm ka arrestuar shtetasin Bernard Kapiti, banues në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit.

Shtetasit në fjalë i janë sekuestruar në momentin e ndalimit një qese me 18 doza heroine. Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe sekuestroi edhe 2 doza të tjera, të cilat në total peshojnë 156 gr.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/