TIRANE, 8 prill 2013– Opozita në komisionin e ligjeve ka kërkuar sot një debat profesional për kodin civil dhe atë të presedurës civile.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj akuzoi mazhorancën se i ka kaluar dy kodet në mënyrë të njëanshme.

“Dy kodet janë shumë të rëndësishme por ato u kaluan nga shumica pa debat. Ne duam të japim kontributin real. Vota jonë kushtëzohet nëse do të ketë debat profesional për dy kodet. Deklaratat e shumicës për mungesën tonë  në mbledhjen e së premtes janë qesharake” theksoi Xhafa.

Ndërsa kreu i komisionit Ilir Rusmajli ka akuzuar sërish opozitën se po pengon reformat dhe integrimin e vendit.

“Opozita është në frontin e gabuar, po pengon reformat dhe integrimin. Kontributet janë të përbashkëta nëse ka konsensus” shtoi Rusmajli.