TIRANE, 7 prill 2013 – Policia ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Tiranës gjatë ndeshjes me Skënderbeun, pas thirrjeve të këtyre të fundit kundër kryeministrit Berisha.

Tifozët kryeqytetas kanë bërë thirrje kundër Berishës ndeshjen e sotme, pasi ata bëjnë përgjegjëse pikërisht qeverinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Tirana, si dhe kryebashkiakun Lulzim Basha. Që kur drejtimin e Tiranës e mori Basha, ekipi kryeqytetas është mbushur me të punësuar militantë, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme ekonomike.

Për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, tifozët janë konfliktuar me oficerët e policisë dhe kanë goditur disa makina të policisë që ishin parkuar jashtë stadiumit raporton A1 report.

Ky është një rast i paprecedentë që tifozët dhunohen në stadium vetëm prej disa thirrjeve, të cilat as fyenin kënd dhe as bënin thirrje për dhunë.