STRUGË, 7 prill 2013 – Nga rezultatet e siguruara nga shtabi komunal dhe nga shtabi zgjedhor i kandidatit Sela, nga 27. 587 vota, 19.323 vota kanë shkuar për kandidatin Ziadin Sela.

Në komunën e Strugës është konfirmuar fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela. 

Nga rezultatet e siguruara nga shtabi komunal dhe nga shtabi zgjedhor i kandidatit Sela, nga 27.587 vota, 19.323 vota kanë votuar për kandidatin Ziadin Sela, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota. 

Në këtë komunë pritet organizimi i një feste masive për festimin e kësaj fitoreje. Deri tani kanë ngelur pa numëruar rreth 5 mijë vota, por nuk do të ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm, raporton agjencia e lajmeve INA.