TURQI, 7 prill 2013 – Producenti turk, Abdulrahman Keskiner, së shpejti do të publikojë librin për të famshmen Ajsha Hafsa, nga seriali “Sulejmani i madhërishëm”, të cilën e aktron e mirënjohura Nebehat Cehre. Aty do të përshkruhet e gjithë jeta e aktores që nga fillimet e saj, si dhe martesa e parë nga e cila mezi ka mbetur gjallë.

Në moshën 17-vjeçare ajo është zgjedhur “Miss Turqia”, e më pas është martuar me aktorin Jilmaz Gyney, 14 vite më i vjetër në moshë se ajo. Martesa e tyre kishte vetëm dhunë, ndërkohë që producenti Keskiner ka deklaruar se shpesh e ka parë aktoren Cehre edhe me shenja dhune në fytyrë, dhe se bashkëshorti i sëmurë nga xhelozia ka kërkuar vetëm pretekste që ta rrahë. Dhe jo vetëm aq, në një xhirim ai e ka gjuajtur me pistoletë që ta vrasë, ndërsa incidenti është mbuluar për shkak të popullaritetit të tij.

Keskiner ka përshkruar edhe një tjetër incident përpara fundit të martesës së aktores, ku Nebehat e zemëruar është larguar nga lokali, ndërsa bashkëshorti i saj vazhdonte ta ndiqte me makinë duke u përpjekur ta shtypte. Për fat, ajo arriti t’i shpëtojë edhe këtij aksidenti. Producenti në librin e tij thekson se Jilmaz e ka dashuruar shumë atë deri në fund, edhe pse pas divorcit të dy janë martuar. “Nuk mundej ta harronte, gruaja e dytë e tij, Fatos Guney, ishte shumë xheloze për Nebehat".

Për shkak të rrethanave politike, ai futet në burg e më pas emigron në Paris, por katër vite më vonë vdes nga kanceri. I ka shkruar letra dashurie nga atje se ajo do jetë dashuria e madhe e jetës, ndërsa aktorja në intervistat e fundit ka shpjeguar se si kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë mundur të bëjnë pa njëri-tjetrin, paçka se ai e torturonte. Para vdekjes ai i ka lutur miqtë e tij që të kujdesen për Nebehat. Pas divorcit, Nebehat ndërpret aktrimin dhe fillon muzikën duke qenë shumë e suksesshme.

Martohet me basketbollistin e Gallatasarajit, Javuz Demir. “Ai më ndihmoi të kthej vetëbesimin e humbur, kishte karakter të ndryshëm nga Jilmazi, megjithatë nuk munda të përshtatem me jetën e tij se doja qetësi dhe paqe”, kështu ka deklaruar Nebehat në intervistat e saja dhënë në ato kohë. Më vonë ata divorcohen. Në vitin 2006, basketbollisti i famshëm ndërron jetë, kurse Nebehat merr pjesë në varrimin e tij. Aktorja nuk ka lindur fëmijë nga asnjëra martesë.