E konsideroi përgjegjëse për ndarjen e tij!

Pas një grindje të tensionuar që pati me vjehrrën e tij, 26-vjeçari Mirosllav Milic sulmoi me kundra tank shtëpinë e vjehrrës së tij.

Për pasojë të shpërthimit vjehrra u plagos rëndë, ndërsa bashkëshorti dhe i ati i saj që gjithashtu ndodheshin në shtëpi u plagosën lehtë.

Madje, si kur të mos mjaftonte kjo dhëndri goditi përsëri, por me kallashnikov këtë herë i vendosi të mbyllte llogaritë me vjehrrën për ta asgjësuar atë njëherë e përgjithmonë.

Por edhe kësaj here nuk ia doli, falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë përfundoi në burg.

Gjykata e Bosnjës e gjeti fajtor Misosllav Milic për tentativë vrasje dhe e dënoi me 6.5 vjet heqje lirie.