Shkencëtarët japonezë deklarojnë se, kanë përpunuar një metodë, e cila lejon "leximin" e ëndrrave të njerëzve të tjerë me ndihmën e rezonancës magnetike, njoftoi gazeta online amerikane “Global post”.
Bashkëpunëtorët shkencorë të laboratorit të neurologjisë kompjuterike në Kioto kryen një eksperiment, gjatë të cilit mundën të regjistrojnë me ndihmën e rezonancës magnetike se cilat pjesë të trurit të personit, që po i nënshtrohej eksperimentit, punonin aktivisht gjatë shikimit të ëndrrave të caktuara.
Pjesëmarrësit në eksperiment treguan se çfarë ëndrre kishin parë dhe në bazë të kësaj shkencëtarët përpiluan një tabelë.
Gjatë eksperimentit të dytë studiuesit u përpoqën të gjenin në bazë të tabelës së përpiluar se çfarë panë në ëndërr personat që iu nënshtruan eksperimentit, pa i pyetur ata. Numri i përputhjeve me përgjigjet e pjesëmarrësve të eksperimentit ishte pothuajse 70%.





