TIRANE, 7 prill 2013– Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala tha sot në Tiranë se lëvizja botërore e socialdemokrate dhe familjes socialiste i ka ndjekur me interes gjatë viteve zhvillimet politike në Shqipëri.
Pas takimit të zhvilluar me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, Ayala theksoi se politika premton një të ardhme më të mirë, falë vendimit të të dy krerëve të së majtës. "Është një lajm i mirë për Shqipërinë, për familjen progresive dhe Internacionalen Socialiste", deklaroi ai.
Ai bëri të ditur se përfaqësues të Internacionales Socialiste dhe ai vetë do të jenë në Tiranë me 23 qershor për të shoqëruar shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhje të lira dhe mbi të gjitha për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri.
Pak ditë më parë në Tiranë ishte edhe zv/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, që u takuar me krerët e PS-së e LSI-së.
AYALA: KOHA E QEVERISË ‘BERISHA’ KA SKADUAR
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala theksoi se koha e qeverisë aktuale ka skaduar duke shtuar se duhet lënë pas e shkuara e mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Pas e shkuara , mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ndërkohë që e gjithë bota le ta dijë se asgjë nuk do të ndodhe me pak se zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi sot një qeverisje koha e së cilës ka skaduar, se nuk ka premtime për të bërë dhe gjera për të përmbushur. Nga ana tjetër keni koalicion të ri, parti dhe lider që vijnë me program të ri që bazohet në demokraci, që besojnë tek pushteti i njerëzve” deklaroi Ayala.
RAMA: 3 LIGJET JO KSUHT I KOALICIONIT PS-LSI
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala konfirmoi se pas 23 qershorit, qeveria do të drejtohet nga forca kryesore që është PS.
“Qeverinë do e drejtojë forca kryesore që është PS, po cka është me rëndësi është se të gjitha këto dyshime për pas 23 qershorit, për mua janë të shëndetshme. Pasi do e ndihmojnë qeverinë të jetë shumë me e vëmendshme dh e përgjegjshme së cdo qeveri që Shqipëria ka njohur në 22 vjet. Pastaj do hapet një kapitull i ri që do i fitojmë edhe pse njerëzit nuk do na hapim një mandat sy mbyllur, por një mandat me sytë katër” deklaroi Rama.
Rama bëri me dije detaje të marrëveshjes mes PS-LSI duke hedhur poshtë hamendësimet se 3 ligjet e integrimit janë kusht për koaliconin mes PS dhe LSI.
“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kusht, por analizë dhe reflektim për të zhvilluar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh, tre ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të vecuar të saj. Ne nuk kemi besuar Shqipërinë e ndajnë 3 ligjet nga Evropa, por Shqipërinë nga Evropa e ndajnë 3 pushtet të korruptuara”, the Rama.
Kryesocialisti u shpreh i hapur për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kuq e Zi dhe cdo forcë që ka si synim largimin e Berishës nga pushteti dhe rilindjen e Shqipërisë pa nacionalizma.
“Uroj që Aleanca Kuq e Zi të jetë pjesë e koalicionit. Jam i hapur për cdo forcë, qe Berisha të largohet me 23 qershor duke i dhenë PD mundesine të rilindë në opozitë. 2 të ndërtojmë Shqiperine Evropiane pas nacionalizma që na lënë në cep të padëshiruar, dhe pa retorika” shtoi Rama.
AYALA: E ARDHMJA MË E MIRË FALË KOALICIONIT RAMA-META
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala vlerësoi se koalicioni mes PS-LSi do të sigurojë një të ardhme politike më të mirë për Shqiprinë dhe shqiptarët. Ayala premtoi mbështetjen e Internacionales Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim mbajtjen e një procesi të lirë dhe demokratik.
“Jam shumë i kënaqur që jam në Shqipëri. E gjithë lëvizja botërore e social demokratëve dhe socialistëve që pjesë në organizatën time i ka ndjekur me interes zhvillimet politike në Shqipëri, dhe i kemi shoqëruar ata që ndajnë bindjet e njëjta me organizatën tonë. Ne jemi këtu të mbështesim forcat që ndajnë idealet tona dhe bindjen tona. Kam ardhur sot se Shqipëria gjendet në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi parë për një moment ndryshimin. Të gjitha forcat progresive janë bashkuar për këtë lloj ndryshimi. Erdha të flas me Ilirin sot, dhe më pas do të flas me Edi Ramën. Kam ardhur këtu për ti përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fondamental që së ashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat së bashku, për të bërë realitet atë për të cilën shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme me të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, është lajm i mirë për të gjithë familjen progresive në të gjithë botën dhe është një lajm i mirë për Internacionalen Socialiste. Ne do jemi këtu me 23 qershor, duam t’ju shoqërojmë ju dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhjet ë lira. Dhe mbi të gjitha për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri dhe për axhendën që sjell ndryshimin që jemi përpjekur prej vitesh. Do ju shohim së shpejti gjatë këtyre muajve dhe javëve në vijim do jemi shumë afër dhe do jemi gati për axhendë fituese” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.
PS-LSI, META: OBJEKTIV KRYESOR FITORJA MË 23 QERSHOR DHE INTEGRIMI
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp kreu i LSI-së Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse votimi i 3 ligjeve të integrimit është kusht për marrëveshjen mes dy partive të majta, vlerësoi se objektivi kryesor i koalicionit PS-LSI është fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe integrimi.
Meta theksoi se koalicioni ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për sfidat evropiane të vendit.
“Ayala ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit që ka të bëjë me një koalicion të ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar, për të pasur sukses në zgjedhjet e 23 qershorit dhe për të përballuar sfidat që vendi ka për të ardhmen sidomos në raport me përshpejtimin e integrimit Evropian” tha Meta.
“Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ayala, për interesimin e Internacionales Socialiste për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë në forcim të marrëdhënieve të Shqipërisë jo vetëm me familjen Evropiane dhe Botërore, por edhe proceset integruese të vendit”, shtoi Meta.





